Misioni dhe Parimet

AGJENSIA E MBIKËQYRJES POLICORE

 

Ka për Mision “mbikëqyrjen e vazhdueshme, të pavarur, objektive dhe transparente të subjekteve
të përcaktuara në nenin 5 të ligjit nr.128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, në
funksion të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, në
përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare.
Agjencia funksionon në bazë të parimeve të përgjithshme, si:
a) ligjshmëria;
b) pavarësia nga subjektet ndaj të cilave ushtrohet mbikëqyrja;
c) objektiviteti dhe paanshmëria;
ç) profesionalizmi dhe ndershmëria në ushtrimin e detyrave;
d) transparenca;
dh) shmangia e konfliktit të interesit;
e) proporcionaliteti;
ë) ruajtja e konfidencialitetit dhe sekretit hetimor;
f) llogaridhënia;
g) mosdiskriminimi dhe barazia gjinore;
gj) respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut