PROÇESI I VLERËSIMIT KALIMTAR DHE PERIODIK NË POLICINË E SHTETIT, GARDËN E REPUBLIKËS DHE AMP

Ankesa Me Email

Programi I Transparencës

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur
programi i transparencës për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

REVISTA

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie

➡️ Agjencia e Mbikëqyrjes policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor L.T., me detyrë Paturllë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mirditë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”. Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit në “Rugën e Kombit” është përplasur […]

AMP Shkodër ekzekuton masat e sigurisë për 6 punonjës policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj 6️⃣ punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi […]

Shkodër – AMP ndalon 4 punonjës policie të dyshuar për “Shpërdorim detyre”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar Urdhërat e ndalimit caktuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ndaj 4 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre “ pasi nuk kanë rrespektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të […]

PYETJET E BËRA MË SHPESH

Separator-Image-Blue

Te Parat Ne Renditje

Cilat janë kriteret për t’u punësuar pranë AMP?

Në zbatim të nenit Neni 54 “Kriteret e pranimit të punonjësve të Agjencisë” të ligjit nr.128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” si dhe neneve përkatëse në Rregulloren e Agjencisë, janë përcaktuar kriteret e përgjithshme dhe kriteret e posaçme për të gjithë kanditatët e mundshëm që kërkojnë të punësohen në Shërbim.

Si mund të punësohem pranë AMP?

Sipas ligjit nr.128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, punësimi pranë strukturës së Agjencisë bëhet nëpërmjet konkurimit të hapur për plotësimin e vendeve të lira të punës.

Në këto kushte nëse plotësoni kriteret specifike dhe kriteret e përgjithshme të përcaktuara në ligj, ju lutemi ndiqni njoftimet për shpallje të vendeve të lira të punës që bën Agjencia në faqen e saj të internetit dhe në gazeta dhe aplikoni për to, duke paraqitur edhe dokumentacionin përkatës.

Pyetje te bera me shpesh

Çfarë lloj ankesash mund të dërgoj pranë AMP?

Qytetarët mund të dërgojnë pranë Agjencisë çdo ankesë që lidhet me raste të abuzimit me detyrën, shkeljet e ligjit apo sjelljet e pahijshme nga ana e punonjësve të strukturave të:

  1. Policisë së Shtetit
  2. Gardës së Republikës
  3. Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin
Çfarë ndodh me ankesat që nuk janë objekt i punës së AMP-së

Ankesat e ardhura për struktura që nuk janë objekt i punës së Agjencisë, administrohen dhe i dërgohen strukturave përkatëse për kompetencë dhe trajtim.

Çfarë ndodh pas marrjes së njoftimit për paraqitje në strukturat e Policisë së Shtetit?

Njoftimi për paraqitje bëhet me anë të fletëthirrjes, duke përcaktuar arsyen e paraqitjes, të dhëna për punonjësin e policisë, kohën, vendin dhe informacion për ta kontaktuar punonjësin e policisë në rast pamundësie për t’u paraqitur.
Kur për shkak të kushteve personale dhe familjare, personi që njoftohet nuk mund të paraqitet në mjediset e policisë, punonjësi i policisë mund ta marrë këtë informacion në vendndodhjen e personit të njoftuar. Në rastet kur personi i njoftuar nuk paraqitet në ambientet e policisë pa shkaqe dhe arsye të përligjura, policia kryen shoqërimin kundër vullnetit të tij, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Cilat janë rastet e shoqërimit të shtetasve nga punonjësit e Policisë së Shtetit?

a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente;
b) për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose ndonjë detyrimi të përcaktuar me ligj;
c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer vepër penale;
d) për të parandaluar kryerjen e një vepre penale;
e) kur është larguar pas kryerjes së një vepre penale;
f) për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, sipas kushteve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale;
g) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose shoqërimin e tij në organin kompetent;
h) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë;
i) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose ekstradimit.

Rastet e njoftimit të shtetasve për paraqitje në strukturat e Policisë së Shtetit janë?

Bazuar në nenin 20 të Ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, rastet e njoftimit të shtetasve për paraqitje në strukturat e Policisë së Shtetit janë:
a) për të marrë informacion për parandalimin e veprimit ose mosveprimit të kundërligjshëm;
b) për të identifikuar personin që mund të ketë dijeni për rrezikun apo incidentin;
c) për të identifikuar shkelësin e mundshëm të ligjit.

Sa kohë mund të mbahet i shoqëruar një shtetas nga strukturat e Policisë së Shtetit?

Personi i shoqëruar nuk trajtohet në të njëjtat kushte me personin e ndaluar ose të arrestuar dhe në çdo rast, shoqërimi duhet të zgjasë deri në sqarimin e çështjes, por jo më shumë se 5 orë.

Si mund të dërgoj një ankesë pranë AMP-së?

Agjencia merret me trajtimin e Ankesave që vijnë nëpërmjet linjës së gjelbër, postës zyrtare, postës elektronike, rrjeteve sociale apo strukturave të tjera, ndaj subjekteve që janë përcaktuar në Nenin 5 të ligjit nr.128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”.

Për më shumë informacion mund të kërkoni në kategorinë ANKESAT, ku do të gjeni informacion të bollshëm mbi mënyrat e kontaktimit me Agjencinë.