Drejtues të AMP-së dhe IPK u takuan sot me Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Drogave dhe Zbatimit të Ligjit, Amb. Lisa Johnson

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Z. Rrumbullaku dhe homologu i tij nga Inspektorati i Policisë së Kosovës, Z. Hodaj morën pjesë sot në një takim informues me Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Drogave dhe Zbatimit të Ligjit, Amb. Lisa Johnson dhe përfaqësues nga Sektori për Diplomaci publike
Takimi u zhvillua në pikën e përbashkët kufitare në Vërmicë ku ndër tjera u prezantua puna e përbashkët në realizmin me sukses të operacionit antikorrupsion “Pika 1 dhe 2”.
Drejtori i AMP-së z. Rrumbullaku dhe Kryeshefi i IPK-së z. Hodaj falënderuan znj. Johnson për ndihmën e Departamentit të Shtetit përmes INL dhe ICITAP në fuqizimin e kapaciteteve profesionale të agjencive përkatëse.
Ndihmës sekretarja Johnson shprehu vlerësimet maksimale për AMP-në dhe IPK-në duke i përgëzuar për suksesin e tyre të fundit në luftën kundër korrupsionit zyrtar në kufi. Më poshtë gjeni deklaratën e plotë të saj në rrjetin social Twitter;
https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1549749695618207746
https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1549749699921551360
“U informova nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) e Shqipërisë dhe Inspektorati i Policisë së Kosovës mbi punën e tyre të rëndësishme për të garantuar integritetin e organeve ligjzbatuese. Një përgëzim të madh për suksesin e tyre të fundit në luftën e përbashkët kundër korrupsionit zyrtar në kufi! AMP-ja duhet të përmbushë misionin e saj të ri të pastrimit të Policisë nga korrupsioni, dhe Qeveria e Shqipërisë duhet të garantojë që kjo Agjenci i ka burimet e duhura për ta kryer këtë! Qeveria e SHBA-ve me krenari ndihmon AMP-në në përpjekjet për të patur një institucion ligjzbatues të fortë, të ndershëm dhe të suksesshëm, i cili mund ta luftojë kriminalitetin kudo ku gjendet.” Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Drogave dhe Zbatimit të Ligjit, Amb. Lisa Johnson