SHÇBA verifikon 2 raste të përdorimit të mjeteve me xhama të errët nga punonjës policie.

Pas denoncimit qytetar për përdorimin e automjeteve me xhama të errët nga punonjës të Policisë në Tiranë,

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka verifikuar rastin dhe ka konstatuar se pretendimet qëndronin.

Pas verifikimeve të kryera nga SHÇBA, Policia Rrugore ka ndëshkuar me masë administrative pronarët e 2 automjeteve që mbaheshin në përdorim nga punonjës të Policisë.

SHÇBA falenderon qytetarët për besimin tek strukturat e zbatimit të ligjit, duke denoncuar paligjshmërinë.