Pogradec – Pas publikimit të pamjeve në emisionin investigativ “Stop”, në lidhje me rastin e një qytetari që ka deklaruar se dy punonjës policie i kanë marrë një shumë parash dhe më pas e kanë dhunuar, SHÇBA njofton se në bashkëpunim me organin e Prokurorisë dhe Komisariatin e Pogradecit ka nisur procedurat hetimore për këtë rast, ndërsa dy punonjësit e policisë janë shoqëruar për të dhënë shpjegimet përkatëse.
SHÇBA fton mediat dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.