Nga data 9 Maj 2022 ndryshojnë adresat elektronike zyrtare të AMP-së.

Menjëherë pas miratimit të ligjit nr. 128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, ka nisur puna për miratimin e të gjitha akteve nënligjore, si edhe ndryshimeve të tjera me qëllim implementimin e tij.
Për sa më sipër dhe në funksion të implementimit të ligjit, Sektori i IT-së në AMP ka kryer ndryshimet e nevojshme në faqen zyrtare të institucionit, të cilin mund ta vizitoni me adresën www.amp.gov.al, ku mund të njiheni edhe me të gjitha të rejat më të fundit nga aktiviteti i Agjencisë.
Gjithashtu, njoftojmë qytetarët se nga data 09.05.2022, të gjitha ankesat për shkelje ligjore apo abuzime me detyrën nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe shërbimit Zjarrfikës (MZSH), duhet të dërgohen në adresën zyrtare ankesa@amp.gov.al, pasi adresa aktuale ankesa@shcba.gov.al nuk do të jetë aktive.
Theksojmë se numri i gjelbër (pa pagesë) 0800 9090, nuk do të ndryshojë dhe do të vijojë të jetë i disponueshëm për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kontaktojnë me Agjencinë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.