AMP nis hetim të thelluar administrativ për një punonjëse policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore reagon pas komenteve në rrjete sociale të punonjëses së Policisë A. K.
AMP njofton mediat se ka nisur hetimin e thelluar administrativ në lidhje me komentet në rrjete sociale mbi punën e gazetarëve mbi raportimin e ngjarjeve kriminale të bëra nga punonjësja e policisë A. K., me gradën Nënkomisar dhe me detyrë Specialiste në Seksionin kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.