AMP ndalon një punonjës policie me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar

AMP ndalon punonjësin e policisë me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ndaloi me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor D.N., me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar. Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh. Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

AMP falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimet dhe garanton se do të trajtojë me përgjegjësi dhe shpejtësi çdo rast.

#AMP08009090