Seancë dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar Z. Thodhori Gravani

NJOFTIM PËR SEANCË DËGJIMORE
Njoftim për seancë dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar Z. Thodhori Gravani

Subjekti:Z. Thodhori Stefan Gravani, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vendi: Salla e Mbledhjeve, kati 1, Ministria e Brendshme.

Data 26.01.2024, Ora: 10.00

Trupa e Vlerësimit:

Edona Dushaj             Kryesuese

Enton Radovani          Relator

Kleada Mersinllari      Anëtare

 

Shënim: Të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë në seancat dëgjimore duhet të dërgojnë një kërkesë me shkrim në adresën zyrtare të AMP-së info@amp.gov.al, duke specifikuar gjeneralitetet dhe numrin personal, ndërsa gazetarët të specifikojnë edhe median që përfaqësojnë.