Aplikimet për trajtimin me kredi të lehtësuar, me 0 % interes, për blerjen e banesës për 90 punonjës të Ministrisë së Brendshme, ndarë në 70 kuota për punonjës të Policisë së Shtetit, 15 kuota për punonjës të Gardës së Republikës dhe 5 kuota për punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë të hapura deri në 14 gusht 2024.
Dokumentacioni i nevojshëm që ngarkohet nga aplikanti:
– Kopja e certifikatës së pronësisë për banesën që ka në pronësi nën normat e strehimit, së bashku me rivlerësimin e banesës (nëse ka pasuri të paluajtshme në pronësi);
– Vërtetim negativ nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë (nëse nuk ka pasuri të paluajtshme në pronësi);
– Marrëveshje noteriale për bashkëjetuesin/en (nëse ka bashkëjetues/e).