Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës – Kavajë ka zbatuar Urdhërin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kërkuar nga Prokuroria në kuadër të procedimit penal të vitit 2024 për masat e sigurisë:
➡️ Masa e sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj shtetasit K.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim”, “Ndërtim i paligjshëm”, “Vjedhje e energjisë elektrike”. Shtetasi është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
➡️ Masa e sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj shtetasit E.V., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Shtetasi është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit nuk është gjendur në banesë.
➡️ Masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases R.O., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “ Moskallëzim krimi”.
➡️ Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë E.P. me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës, i kryer në bashkëpunim”.
➡️Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë S.S. me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës i kryer në bashkëpunim”.
➡️ Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë K.K. me detyrë Specialist i Rendit në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës i kryer në bashkëpunim”.
➡️ Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë A.J. me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Kommisariatit të Policisë Kavajë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës i kryer në bashkëpunim”.
Nga hetimet e kryera u siguruan prova se shtetasi K.S., gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si Shef sektori pranë AMP Durrës, duke shfrytëzuar atributet e pozicionit, ka zaptuar një sipërfaqe trualli, pronë shtetërore në lagjen “Kallm” të Durrësit, ku dhe ka ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme një vilë.
Punonjësit e policisë, tashmë nën masa sigurie, në dijeni të veprimeve të kundraligjshmë kanë siguruar mjetet e nevojshme për ndërtim.
#vetëpastrim #amp08009090
Për ankesa me Whatsapp: 0694151511