AMP ekzekuton 3 masa sigurie dhe shpall në kërkim një punonjës policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas një operacioni të zhvilluar në disa qyetete të Shqipërisë, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për punonjësit e policisë si më poshtë:

➡️ N/Komisar SH. R., me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, i dyshuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

➡️ Komisar E. A., me detyrë Shef Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

➡️ Ish punonjësi i policisë E. H., i liruar nga strukturat e Policisë së Shtetit, në vitin 2022, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

K/Komisar E. D., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara nën drejtimin e SPAK, janë siguruar prova dhe fakte të cilat krijojnë dyshime të arsyeshme, se këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me të cilët në funksion të mbarëvajtjes kriminale, janë implikuar në veprat penale respektive.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511