AMP arreston në flagrancë një punonjës policie në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë M. Ç., me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin Operacional Alpin në Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi më datë 12.03.2025, ndërsa drejtonte automjetin e tij në rrugën “Reshit Petrela” është përplasur me një automjet Audi që drejtohej nga shtetasi N. G., i cili ka marrë trajtim mjekësor në QSUT dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.62 mg/l.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511