Kërkesat me qëllim marrje informacioni mbi veprimtarinë e Agjencisë i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të AMP në adresën: Rruga “Asim Vokshi”, nr.19/1, Tiranë-Shqipëri
Zyra e Ankesave, në adresën: Rruga “Asim Vokshi”, nr.19/1, Tiranë-Shqipëri
Zyrat e Drejtorisë / Sektorëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pranë Drejtorive të Policive në Qarqe;
Posta elektronike email: info@amp.gov.al
*****
Në lidhje me veprimet ose mosveprimet e punonjësve të AMP, shtetasit mund të dërgojnë ankesë me shkrim, ose të paraqiten personalisht pranë Zyrës së Ankesave të AMP në adresën Rruga “Asim Vokshi”, nr.19/1, Tiranë-Shqipëri;
Rastet e shkeljeve administrative i delegohen për kompetencë trajtimi dhe hetimi Sektorit të Monitorimit të Brendshëm nga Drejtori i Përgjithshëm, ndërsa për rastet me karakter penal i dërgohen Prokurorisë për trajtim.
Në lidhje me rastet kur qytetarët dyshojnë se punonjës të AMP kanë kryer veprime të karakterit penal, mund t’i referojnë këto raste direkt në Prokurori.