AMP Elbasan ekzekutoi sot vendimin e Gjykatës për një punonjës policie të Stacionit Policor Belsh.

Belsh – Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan ka kryer sot ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për punonjësin e policisë:
– Inspektor B. B., 48 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, oficer i patrullës së përgjithshme në Stacionin e Policisë Belsh, Komisariati i Policisë Cërrik.
Në kuadër të proçedimit penal 1313 viti 2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin datë 20.05.2022, ndaj këtij shtetasi ka vendosur masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” si person i dyshuar se ka konsumuar elementë të veprave penale “Njoftim i rremë në organet e rendit” dhe “Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 272 dhe 305/b të Kodit Penal.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090.