AMP nis procedurat e hetimit disiplinor ndaj disa punonjësve të Policisë Tiranë

Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka nisur menjëherë procedurat për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësve të Policisë Tiranë, pas publikimit në rrjete sociale të disa komunikimeve jo etike, në grupet e komunikimit.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.