AMP solidarizohet duke dhuruar gjak për fëmijët talasemikë

Të dhurosh gjak ështe një akt human, prandaj edhe drejtues dhe punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore iu bashkuan nismës për dhurimin e gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë, të cilët janë edhe target grupi më vunerabël.

Organizimi për dhurimin e gjakut nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka si synim jo vetëm të kontribuojë në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje, por edhe të sensibilizojë për rëndësinë e saj, duke ftuar qytetarët që të solidarizohen me këtë iniciativë humane, pasi një kontribut i tillë mund të rezultojë me shpëtimin e një jete.

Ne jemi të gjithë të ekspozuar dhe të ndjeshëm ndaj problematikave shëndetësore, ndaj është detyrimi ynë njerëzor që të dhurojmë gjak në ndihmë të atyre që kanë nevojë sot.

#amp08009090.