AMP Tiranë arrestoi në flagrancë një shtetas të dyshuar për “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), nga veprimet hetimore të kryera me metoda specale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka arrestuar në flagrancë të shtetasit A. S., 27 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë ”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore procedurale, rezulton se ky shtetas, duke u prezantuar si punonjës policie dhe duke përdorur mjete identifikuese si ato të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit, kontaktonte nëpërmjet rrjeteve sociale shtetase të ndryshme, ku me anë të shtrëngimit e kanosjes, iu kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që variojnë deri në 2 mijë euro, kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe dokumentimin me prova ligjore të implikimit të mundshëm të punonjësve të policisë si dhe lidhje shoqërore me personin e arrestuar.

#amp08009090