AMP vijon trajnimin për rritjen e kapaciteteve profesionale në bashkëpunim me CIDS

Një grup prej 22 punonjësish nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore morën pjesë sot në sesionin e rradhës të seminarit mbi përmirësimin e mëtejshëm të procedurave të lidhura me hetimin dhe vlerësimin e pasurisë gjatë procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA (AMP) në Ministrinë e Brendshme, organizuar nga CIDS (Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes), ndërsa i ftuar si ekspert CFE (Ekzaminues i certifikuar nga ACFE kundër mashtrimeve), ishte Z. Edval Zoto.

Në këtë kontekst, Drejtoria e Vlerësimit Kalimtar dhe Periodik në AMP vijoi trajnimin mbi procesin e hetimit të pasurisë në përputhje me draft ndryshimet e reja të ligjit 12/2018, përmes kryerjes së disa ushtrimeve rishikuese mbi aspekte dhe elementë të ndryshëm të procesit, me qëllim përmirësimin e tij për të arritur në një variant qartësisht të kuptueshëm e të gjithëpranueshëm nga ekspertët e AMP.

AMP do të vijojë të ndjekë qasjen e përmirësimit dhe rritjes së kapaciteteve profesionale të punonjësve në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore për zbatimin e ligjt.