Agjencia e Mikëqyrjes Policore, në kuadër të Planit të Masave për monitorimin e veprimeve të strukturave që janë subjekt i veprimtarisë së AMP gjatë festave të fundvitit, monitoruan strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Ndërsa monitorimi u fokusua në mbikëqyrjen e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë kryerjes së detyrës, punonjës të Agjencisë kontaktuan me qytetarë të ndryshëm.
Gjatë takimeve me qytetarë, punonjësit e Agjencisë bënë një prezantim të veprimtarisë dhe rolit të AMP në funksion të zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimit, ndërsa u shpërndanë gjithashtu edhe materiale informuese, ku paraqiten mënyrat e ndryshme të kontaktimit me Agjencinë, ndërsa ata u inkurajuan që të denoncojnë çdo rast korruptiv apo shkelje të ligjit nga ana e punonjësve të policisë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të vijojë mbikëqyrjen e strukturave që janë subjekt i veprimtarisë së saj gjatë festave të fundvitit.
#AMP08009090