Agjencia e Mikëqyrjes Policore, në kuadër të Planit të Masave për monitorimin e veprimeve të strukturave që janë subjekt i veprimtarisë së AMP gjatë festave të fundvitit, monitoruan strukturat e Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan në Shkodër.
AMP ka mbikëqyrur sot veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë kryerjes së detyrës, ndërkohë që u kontaktuan gjithashtu shtetas të ndryshëm që udhëtonin përmes kësaj pike të kalimit kufitar, të cilëve iu prezantua veprimtaria dhe roli i AMP në funksion të zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimit.
Specialistët e Agjencisë shpërndanë gjithashtu edhe materiale informuese, ku paraqiten mënyrat e ndryshme të komunikimit me qytetarët, ndërsa ata u inkurajuan që të denoncojnë çdo rast korruptiv apo shkelje të ligjit nga ana e punonjësve të policisë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të vijojë mbikëqyrjen e strukturave që janë subjekt i veprimtarisë së saj gjatë festave të fundvitit.
#amp08009090