Agjencia e Mikëqyrjes Policore, në kuadër të Planit të Masave për monitorimin e veprimeve të strukturave që janë subjekt i veprimtarisë së AMP gjatë festave të fundvitit, monitoruan strukturat e Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë.
AMP ka mbikëqyrur veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë kryerjes së detyrës. Gjatë monitorimit në PKK Qafë Thanë u kontaktuan gjithashtu shtetas të ndryshëm, të cilëve iu prezantua veprimtaria dhe roli i AMP në funksion të zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimit.
Gjatë takimeve me qytetarët që udhëtonin përmes kësaj pike të kalimit kufitar u shpërndanë materiale informuese, ku paraqiten mënyrat e ndryshme të kontaktimit me Agjencinë, ndërsa ata u inkurajuan që të denoncojnë çdo rast korruptiv apo shkelje të ligjit nga ana e punonjësve të policisë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të vijojë mbikëqyrjen e strukturave që janë subjekt i veprimtarisë së saj gjatë festave të fundvitit, si edhe do të rrisë bashkëpunimin me qytetarët për realizimin e misionit të saj, duke goditur çdo formë paligjshmërie.
#AMP
08009090