Në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Ligji nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, të ndryshuar, Udhëzimeve të Ministrit të Brendshëm dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në datat 02 dhe 03.02.2023, zhvilloi trajnimin me temë: “Mbi procedurën e plotësimit dhe pranimit të deklaratave të nevojshme në kuadër të vlerësimit kalimtar dhe periodik”.
Ky trajnim u zhvillua në ambientet e Akademisë së Sigurisë, dhe pjesëmarrës ishin përfaqësuesit nga Policia e Shtetit dhe Grada e Republikës, që janë pjesë e procesit të pranimit dhe protokollimit të deklaratave dhe dokumentacionit të nevojshëm, në kuadër të vlerësimit kalimtar dhe periodik.