Berat – AMP kallëzon penalisht një punonjës policie për thyerje të Kodit Etik të Policisë së Shtetit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra.

Bëhet fjalë për D.T., efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë.

Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 0800 90 90.