Drejtori i Përgjithshëm i AMP pret drejtuesin e ICITAP, Veliu: Thellojmë bashkëpunimin

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu priti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorin e ri të ICITAP-it, Richard Deasy.

Fokusi i diskutimit ishte zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit me Programin ICITAP për forcimin e kapaciteteve të Agjencisë, në funksion të zbatimit të ligjit dhe goditjes së paligjshmërisë në radhët e Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm çmoi bashkëpunimin e deritanishëm me ICITAP-in dhe shprehu gatishmërinë e Agjencisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin kundër fenomeneve të paligjshmërisë që cënojnë rëndë besimin e publikut të punonjësit e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera që mbikëqyren nga Agjencia, ndërsa kërkoi nga krerët e ICITAP asistencë dhe mbështetje në funksion të përmbushjes së misionit të AMP.

Drejtori i ri i ICITAP-it, Richard Deasy vlerësoi profesionalizmin e treguar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, si dhe ofroi mbështetje për shkëmbimin e praktikave më të mira, me qëllim rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të Agjencisë.

Drejtor Veliu uroi Drejtorin e ri të ICITAP-it, Richard Deasy për marrjen e detyrës dhe i dorëzoi një dhuratë simbolike me stemën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

#AMP08009090