Jetëshkrim i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Z. Florian Sulejmani është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore me Urdhër të Kryeministrit, datë 24.11.2023.
Z. Sulejmani është i datëlindjes 20.12.1977 dhe vendlindje në Dibër. Është i martuar dhe ka një fëmijë. Ai ka një karrierë mjaft të gjatë në strukturat ligjzbatuese, ku edhe ka mbajtur poste të rëndësishme.
Arsimi dhe Trajnimet
Florian Sulejmani është diplomuar në degën “Drejtësi”, në Fakuletin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Ka Diplomë në Masterin e Nivelit të dytë për “Shkenca Administrative”, Diplomë Pasuniversitare për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci” pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare
Ka marrë titullin “AVOKAT”.
Formimi i tij akademik, është plotësuar përgjatë karrierës nga mjaft kurse dhe trajnime, brenda dhe jashtë vendit.
Çertifikatë lëshuar nga Akademia e Rendit Publik, me temë “Teknikat e Pyetjes së Dëshmitarëve”.
Çertifikatë lëshuar nga Akademia e Policisë “Mubarak” Egjipt, me temë “Krimi i Organizuar”.
Çertifikatë lëshuar nga Instituti i Trajnimit të Administratës Publike.
Çertifikatë lëshuar nga Qendra e Formimit Policor me temë “Kurs bazë për punonjësit e Inspektimit të Drejtorisë së Inspektimit, pranë SHKB-së”.
Çertifikatë lëshuar nga programi ICITAP dhe PAMECA III me temë “Basic inspection training”.
Çertifikatë lëshuar nga Programi ICITAP “Inspection Skills Development Course”.
Çertifikatë lëshuar nga “Direction De La Cooperation Internationale”, Ministria e Brendshme Franceze, me temë “Attestation De Formation A L’audit Et Au Controle Des Services De Police Dans Le Cadre De Lute Contre La Corruption”.
Çertifikatë lëshuar nga Qendra për Marrëdhënie Ushtarake – Civile, “Naval Postgraduate School, Monterey, California “Intelligence And Democracy Seminar”.
Çertifikatë lëshuar nga Programi ICITAP me temë “International Criminal Investigative Training Assitance Program”.
Çertifikatë lëshuar nga Programi ICITAP me temë “Për Hetimin e Krimeve nga Punonjësit e SHÇBA-së”.
Çertifikatë lëshuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, me temë “Aspektet e punës me informacionin e klasifikuar”.
Çertifikatë lëshuar nga Akademia e Policisë Zagreb në bashkëpunim me Ambasadën USA dhe ICITAP me temë “Complex case investigation”.
Çertifikatë lëshuar nga qendra CIDS “Hetimi pasuror”
Çertifikatë lëshuar nga ILEA, FBI “Krimi Organizuar dhe marrëdhëniet me mediat”, Budapest.
Karriera e Punës
Nga muaji Janar 2023 deri më Nëntor 2023 ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Ndihmës Juridike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH).
Nga muaji Mars 2020 deri më Janar 2023 ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë së Vlerësimit Kalimtar dhe Periodik, në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Nga muaji Maj 2019 deri më Mars 2020 ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme.
Nga muaji Nëntor 2018 deri më Maj 2019 ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Trajtimit të Ankesave në Drejtorinë e Inspektimit dhe Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme.
Nga muaji Dhjetor 2014 deri më Nëntor 2018 ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Inspektimit të Përgjithshëm, në Drejtorinë e Inspektimit dhe Ankesave, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme.
Nga muaji Tetor 2013 deri më Dhjetor 2014 ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë së Inspektimit, pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB), në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Nga muaji Prill 2010 deri më Tetor 2013 ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Inspektimit të Shërbimeve Operacionale në Drejtorinë e Inspektimit, pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB) në Ministrinë e Brendshme.
Nga muaji Nëntor 2009 deri më Prill 2010 ka punuar si Jurist në Drejtorinë për Shtetësinë dhe Refugjatët në Ministrinë e Brendshme.
Nga muaji Prill 2006 deri më Nëntor 2009 ka punuar si Jurist në Gardën e Republikës së Shqipërisë.
Nga muaji Maj 2005 deri më Prill 2006 ka punuar si Oficer i Policisë Gjyqësore në Zyrën e Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme, pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër.
Nga muaji Dhjetor 2004 deri më Mars 2005 ka punuar si Koordinator në programin e financuar nga OSBE, në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, për implemetimin e ligjit “Mbi Identifikimin dhe Rregjistrimin e Popullsisë”.
Nga viti 2002 deri në vitin 2003 ka punuar si Asistent Avokat.
Aktivitete
Ka përgatitur materiale trajnimi dhe ka marrë pjesë si lektor/trajnues për stafin e rekrutuar të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, lidhur me procedurat e kryerjes së inspektimeve dhe trajtimit të ankesave.
Ka marrë pjesë si lektor në Universitetin e Shkodrës, Durrësit, Vlorës dhe Korçës, në funksion të promovimit të Agjencisë dhe bashkëpunimit me qytetarët.
Ka marrë pjesë aktivisht në të gjitha iniciativat ligjore që ka ndërmarrë AMP për përmirësimin e kuadrit ligjor.
Ka marrë pjesë aktivisht dhe ka udhëhequr grupin e punës për miratimin e ligjit për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Ka ndërtuar dhe udhëhequr disa procese pune brenda Agjencisë; Inspektimin, Trajtimin e Ankesave, Kontrollin dhe Pastërtinë e Figurës, Vlerësimin Kalimtar e Periodik (Vetingu), etj.
Ka marrë pjesë dhe ka udhëhequr ndryshimet ligjore të ligjit për vlerësimin kalimtar dhe periodik (vetingut), dhe gjithë aktet nënligjore në zbatim të tij.
Ka udhëhequr procesin e ekzaminimeve poligrafike për punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (SPAK), Shërbimit Informativ Shteteror dhe Policisë së Shtetit.
Koordinator dhe përfaqësues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit (Vetingut), lidhur me procesin e vlerësimit të Pastërtisë së Figurës.
Ka kaluar me sukses procesin e vlerësimit kalimtar nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
Ka marrë pjesë në takimin e vendeve anëtare të EPAC, Riga, Letoni
Ka marrë pjesë në takime pune, ku ka përfaqësuar Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, si; Greqi, Francë, Kosovë dhe Bullgari.
Koordinator dhe përfaqësues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për zbatimin e detyrimeve të kapitujve 23 dhe 24, në kuadër të procesit të anëtarësimit ne BE.
Përfaqësues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në NACOLE, USA.
Ka marrë pjesë në dy konferenca të Agjensive Ligjzbatuese të mbikëqyrjes civile, në USA (Dallas dhe Arizona).
Koordinator dhe anëtar i platformës Antikorrupsion për vendet e Ballkanit Perëndimor në OSBE.
Florian Sulejmani është njohës shumë i mirë i gjuhës Angleze dhe Italiane, ndërsa flet edhe gjuhën Frënge.