CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të SHCBA, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre

Procedurat e zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm, si edhe dy Zëvendës Drejtorëve të Përgjithshëm janë parashikuar në ligjin nr. 70/2014 “Për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme”.

Drejtori i Institucionit

Zoti Muhamet Rrumbullaku u lind më 1 shkurt 1966 në qytetin e Tiranës. Është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.
Edukimi:

  • -Është diplomuar “Specialist i Lartë Policie”  në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë.
  • -Është diplomuar në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.
  • -Është diplomuar në nivelin Master Profesional në vitin 2011.

Kualifikime dhe trajnime:

  • -Ka ndjekur Kursin për Zhvillimin e Menaxhimit dhe Udhëheqjes për Drejtuesit e Lartë të Policisë, çertifikuar më dt. 04/05/2001.
  • -Ka ndjekur seminar mbi Parandalimin e Krimit në DPQ Tiranë, çertifikuar më dt. 19/05/2001.
  • -Ka ndjekur Kursin për Menaxhim dhe Planifikim i Mbikqyrjes nga Programi ICITAP, çertifikuar më dt. 05/04/2002.
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi USA, çertifikuar më dt. 23/05/2003.
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Antiterrorin në Budapest, çertifikuar më dt. 20/06/2003.
  • -Ka ndjekur Kurs Bazë për Hetimin e Narkotikëve, çertifikuar më dt. 21/10/2005
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi New Mexico, çertifikuar më dt. 09/02/2006.
  • -Ka ndjekur Trajnim mbi aftësimin e Punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë Zgjedhjeve, çertifikuar më dt. 12/12/2006.
  • -Ka ndjekur Trajnim mbi rolin e Policisë në zbatimin e Legjislacionit, çertifikuar më dt. 22/01/2008.
  • -Ka ndjekur Kursin e Trajnimit mbi Policimin në Komunitet, çertifikuar më dt. 13/06/2008.
  • -Ka ndjekur Trajnim mbi aftësitë e Punonjësit të Policisë gjatë zgjedhjeve.
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Menaxhimin e Lartë Policor, në International Law Enforcment Academy (ILEA), në Budapest, Hungari.

Karriera Profesionale:

Z. Rrumbullaku ka patur një karrierë të pasur profesionale, duke manifestuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim.

  • -Nga data 17/01/2019 me Urdhrin e Ministrit të Brendshëm Z. Sandër Lleshaj, mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
  • -Nga data 12/07/2017 është angazhuar në sektorin privat.
  • -Nga data 26/05/2017 deri më 11/07/2017, ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm.
  • -Me kërkesë të tij, del në lirim më 01/10/2014, angazhuar në sektorin privat.
  • -Nga data 09/10/2013 deri më 30/09/2014, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor.
  • -Nga data 14/09/2010 deri më 08/10/2013, ka mbajtur postin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, në Departamentin e Sigurisë Publike, në DPPSH.
  • -Nga data 21/06/2010 deri më 13/09/2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH.
  • -Nga data 05/11/2009 deri më 20/06/2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Rendit Publik, në DPPSH.
  • -Nga data 08/06/2009 deri më 04/11/2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Qendrën e Formimit Policor.
  • -Nga data 14/10/2008 deri më 07/06/2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” Tiranë.
  • -Nga data 12/06/2006 deri më 13/10/2008, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
  • -Nga data 28/10/2005 deri më 11/06/2006, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës.
  • -Nga data 01/10/2004 deri më 27/10/2005, ka mbajtur detyrën e Specialistit për Trajtimin e Informacionit Sekret dhe Mbështetjes Operacionale në DPPSH.
  • -Nga data 01/11/2003 deri më 30/09/2004, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Zyrën e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale në DPPSH.
  • -Nga data 01/09/2002 deri më 31/10/2003, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit  të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë.
  • -Nga data 01/01/2001 deri më 31/08/2002, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë.
  • -Nga data 20/07/2000 deri më 31/12/2000, ka mbajtur postin e Shefit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë.
  • -Nga data 01/05/1998 deri më 19/07/2000, ka mbajtur postin e Shefit të Rajonit të Policisë Kombinat, Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë.
  • -Nga data 16/02/1998 deri më 15/03/1998, ka mbajtur postin e Shefit të Zyrës së Luftës Kundër Akteve Terroriste, në DRP Tiranë.
  • -Nga data 11/08/1997 deri më 15/02/1998, ka mbajtur postin e Shefit  të Zyrës Kundër  Krimit të Organizuar në DRP Tiranë.
  • -Nga data 16/07/1997 deri më 10/08/1997, ka qenë në Dispozicion të DRP Tiranë
  • -Nga data 27/08/1996 deri më 06/04/1997, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
  • -Nga data 01/07/1995 deri më 26/08/1996, ka mbajtur postin e Shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë.
  • -Nga data 01/09/1993 deri më 30/06/1995, ka mbajtur postin e Shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë.
  • -Nga data 01/07/1992 deri më 31/08/1993, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Degën e Shërbimeve, në DRP Tiranë.
  • -Nga data 16/04/1991 deri më 30/06/1992, ka mbajtur detyrën e instruktorit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, në F.N. Shpejtë, të DNSH Tiranë.
  • -Nga data 01/09/1990 deri më 15/04/1991, ka mbajtur postin e Shefit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, të DBSH Burrel.
  • -Nga data 01/08/1988 deri më 31/08/1990, ka mbajtur detyrën e Komandantit të Togës, në Repartin Nr. 301, të DPB Burrel.

 

Zv. Drejtor i Institucionit

  • Zoti Nuri Loca u lind më 5 prill 1963.
  • Edukimi:– Është diplomuar “Oficer i Lartë i Policisë” në vitin 1988 pranë Shkollës së Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.- Është diplomuar për Ekspert Kriminalist në vitin 1992.- Është diplomuar në Drejtësi në vitin 2014

    Trajnime, Seminare, Workshop-e dhe Konferenca ndërkombëtare:

    – Ka ndjekur në Egjipt Trajnimin “Për Policinë Kriminale”, çertifikuar më Shkurt 2000

    – Ka ndjekur në SHBA Trajnimin për Antiterrorizmin Ndërkombëtar, organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, çertifikuar më Dhjetor 2000

    – Ka ndjekur në Kanada Trajnimin “Për gjuhën angleze”, organizuar nga NATO, çertifikuar më 9 Maj 2003

    – Ka ndjekur Seminar ne Maqedoni (Ohër) “Mbi bashkëpunimin dhe sigurinë ndërkufitare, organizuar nga Zyra e FBI për Ballkanin, më Prill 2006

    – Ka ndjekur Konferencë në Gjermani për Antiterrorizmin Ndërkombëtar dhe krimet ndërkufitare më Mars 2007

    – Ka ndjekur Konferencë në Rumani (Bukuresht) për Antiterrorizmin Ndërkombëtar (Biologjik/Nuklear) më Tetor 2007

    – Ka ndjekur Seminar në Ukrainë (Kiev) “Për krimet kompjuterike kundër fëmijëve ” më Prill 2008

    – Ka ndjekur Seminar në Gjermani (Këln) për ” Krimet ndaj të miturve” më Prill 2008

    – Ka ndjekur Seminar në Greqi mbi “Analiza operacionale e informacionit kriminal” më Dhjetor 2008

    – Ka ndjekur Seminar në Turqi (Ankara) mbi “Trafikun ndërkombëtar të automjeteve të vjedhura” më Prill 2010

    – Ka ndjekur Seminar në Hungari (Budapest) për “Trafiqet e ndërkufitare nëpërmjet pikave doganore” më Mars 2011

    – Ka ndjekur Seminar në Gjermani “Mbi menaxhimin e problemeve të pushtetit vendor” më Tetor 2011

    – Ka ndjekur Trajnimin në Cezena – Itali ,” Për Policinë Rrugore” më Shtator 2015

    Karriera Profesionale:

    Z. Loca ka patur një karrierë të pasur profesionale, duke manifestuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim.

    Trajnime të tjera brenda vendit:

    · Dhjetor 1999 – Trainim me specialiste të Policisë Gjermane për “Trafikun ndërk. të automjeteve të vjedhura”

    · Prill 2001 – Trajnim për “Kqyrjen e vendit të ngjarjes”,

    · Qershor 2003 – Trajnim për Hetimin e Krimit të Organizuar”.

    · Qershor 2004 – Mbi rolin e menaxherit në polici

    · Dhjetor 2005 – Trajnim për “Standartet e sigurimit të informacionit të klasifikuar ”Sekret Shtetror”

    · Shtator 2006 – Trajnim “Për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë

    · Dhjetor 2006 – Trajnim për “Teknikat e pyetjes së të dëmtuarit, dëshmitarëve dhe personave nën hetim”

    · Prill 2007 – Seminar ‘Teknologjia informative gjatë hetimit”’ Sigurimi i të dhënave.

    · Janar 2011 – Trainim për Menaxhimin e Informacionit Kriminal.

    · Shtator 2011 – Trajnim për: Teknikat e Hetimit të Krimeve.

    · Dhjetor 2017 – Trajnim mbi : “Luftën kundër financimit të terrorizmit, me lektorë Francezë, organizuar nga Ambasada Franceze

    · Mars 2018 – Trajnim mbi : Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të terrorizmit me lektorë Anglezë, organizuar nga Ambasada Franceze

    · Shtator 2018 – Trajnim mbi Hetimin Financiar, organizuar nga UNODC dhe CEPOL

    · Nëntor 2018 – Trajnim mbi asetet kriminale

    · Dhjetor 2018 – Trajnim mbi rikuperimin e aseteve kriminale

    · Mars 2019 – Trajnim “Mbi transparencën e pronësisë përfituese

    Eksperienca profesionale

    Nga data 1 Gusht 1988 deri më 30 Shtator 1991 ka punuar Punëtor Operativ i Ndjekjes së Krimeve në D.P.Brendshme Pukë

    Nga data 1 Janar 1992 deri më 31 Mars 1999 ka punuar Ekspert Kriminalist në Komisariatin e Policisë Mat

    Nga data 1 Prill 1999 deri më 15 Tetor 2001 ka punuar Specialist për krimet kundër personit dhe pasurisë në Drejtorinë e Policisë Kriminale.

    Nga data 16 Tetor 2001 deri më 31 Maj 2002 ka punuar Specialist i hetimit të krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

    Nga data 1 Qershor 2002 deri më 24 Mars 2004 ka punuar Specialist Hetimi në Sektorin e Hetimeve të Posacme në Drejtorinë e Përgj. të Policisë

    Nga data 25 Mars 2004 deri më 04 Gusht 2005 ka punuar Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër

    Nga data 05 Gusht 2005 deri më 07 Shtator 2007 ka punuar Specialist kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

    Nga data 8 Shtator 2007 deri më 20 Qershor 2010 ka punuar Shef i Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

    Nga data 21 Qershor 2010 deri më 14 Tetor 2012 ka punuar Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Parandalimin e Krimeve në Drejt. e Përgj. të Policisë

    Nga data 15 Tetor 2012 deri më 15 Shkurt 2015 ka punuar Drejtor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Durrës

    Nga data 16 Shkurt 2015 deri më 24 shkurt 2016 ka punuar Shef Sektori i Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

    Nga data 25 Shkurt 2016 deri më 1 Maj 2017 ka punuar Shef i Sektorit të Policimit në Komunitet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

    Nga data 1 Maj 2017 deri më Shefi Sektori për Hetimin e Pastrimit të Parave, Dep. i Hetimit të Krimit të Organizuar

    Nga data 10.04.2019 dhe aktualisht mban postin Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendëshme dhe Ankesat

Zv. Drejtor i Institucionit

  • Zoti Adriatik Ago u lind më 11 shtator 1958. Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
  • Edukimi:– Ka përfunduar studimet pranë Akademisë së Policisë në vitin 1981- Është diplomuar për Drejtësi pranë Fakultetit të Shkencave Politike – Juridike në vitin 1989.

    – Zotëron Licensë me titullin Avokat prej vitit 2004

    – Jep mësim si Pedagog i Jashtëm pranë Kolegjit Universitar “Qiriazi”, në Fakultetin Administrim Biznesi, Katedra Juridike

    Botime:

    · Revista periodike “Policimi dhe Siguria Nr 3/2016. artikull,

    · “Policia Gjyqësore të bëhet pjesë e reformës në drejtësi

    · Revista periodike “Policimi dhe Siguria, Nr 1/2018, artikull,

    · “Reforma e Policisë Gjyqësore, kërkesë e kohës

    · Shkrim në shtypin e ditës, Shkurt 2018, Riorganizimi i Policisë së Shtetit në nivelin vendor, domosdoshmëri

    · Shkrim në shtypin e ditës, Korrik 2016 “Arsimi policor, themeli i reformave në Policinë e Shtetit”

    · Pjesëmarrje në Konferencën e II Shkencore Ndërkombëtare: Shkencat ligjore dhe sfidat bashkëkohore të Sigurisë.

    · Pjesëmarrje ne Ëork Shop 2-ditor, organizuar nga IPSH më Nëntor 2017, “Njohja e pajisjeve tekniko-kriminalistike.”

    Trajnime:

    – ICITAP/Tiranë, 2001 Kursi “ Për Menaxhimin Policor”

    – PAMECA/Tiranë, 2002, Shkolla e Magjistraturës, Kursi 1 Javor “Trajnimi Gjyqtarëve, Prokurorëve & OPGj, për hetimet e krimeve ekonomike

    – ILEA,Hungari, Budapest, 2004, Certifikatë, Kurs 2 javor “Roli i Policisë në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar”

    – Tirane/ KNKK, 2005 Kurs 1 javor, “Mbi të Drejtat e Njeriut dhe e Drejta Humanitare Ndërkombëtare”

    – Danimarke, 2013, Diplomë, “Për parandalimin e krimeve dhe policimin në komunitet”

    – Austri/Vienë, 2014, Kurs trajnimi 1 javor “ Mbi sistemet analitike të infomacionit të klasifikuar policor

    – FBI, / Tiranë, 2017, Kurs Trajnimi 2 javor “Hetimi pas Shpërthimit, Menaxhimi i VendNgjarjes”

    – Tirane, DSIK, kurs 1 ditor, “Ligji i Informacionit të Klasifikuar Sekret Shtetëror”

    Karriera Profesionale:

    – Nga viti 1981 deri më 1989 ka punuar në rrethet Librazhd, Tropojë, Lezhë, në Degët e Brendshme.

    – Nga viti 1989 deri më 1991 ka punuar Pedagog në Institutin e Policisë

    – Nga viti 1991 deri më 1193 ka punuar Kryetar i Degës së Shërbimeve, në Drejtorinë Qëndrore të Policisë së Rendit.

    – Nga viti 1993 deri më 1994 ka punuar Këshilltar në Kabinetin e Ministrit të Rendit Publik

    – Nga viti 1995 deri më 1997 ka punuar Zv.Shef i Policisë Hetimore në Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë.

    – Nga viti 1997 deri më 1998 ka punuar Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar neë Drejtorinë Qëndrore të Policisë Kriminale.

    – Nga viti 1998 deri më 1999 ka punuar Drejtor i Policisë së Qarkut Korçë.

    – Nga viti 2000 deri më 2002 ka punuar Specialist në Sektorin e Projekteve dhe të Reformave Ligjore në Aparatin e Ministrisë Rendit Publik.

    – Nga viti 2002 deri më 2003, Zv. Drejtor dhe Shef i Sektorit teë Policisë Kriminale në Shkodër.

    – Nga viti 2003 deri më 2006, Shef i Katedrës në Institutin e Policisë Akademia e Policisë “Arben Zylyftari”.

    – Nga viti 2006 deri më 2011 ka qenë në Reformë.

    – Nga viti 2011 deri më 2013 ka punuar Specialist /Drejtorinë e Krimeve të Hapura.

    – Nga viti 2013 ka punuar Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të Shtetit.

    – Nga viti 2015 ka punuar Specialist pranë Drejtorisë së Studimeve Strategjike

    – Nga viti 2016 deri më Tetor 2016 ka punuar Shef Departamenti në Fakultetin e Hetimit të Krimit, pranë Akademisë së Sigurisë.

    – Nga viti 2016 deri më 2019 ka punuar Shef Sektori i Përpunimit të Gjurmëve & Vendit të Ngjarjes pranë Institutit të Policisë Shkencore,

    – Nga viti 2019 e në vazhdim punon si Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Hetimit dhe Pastërtisë së Figurës.