Drejtuesi I Institucionit

Jetëshkrim i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Z.Ardi Veliu është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore me Urdhër të Kryeministrit, datë 31.08.2022

Z.Veliu është i datëlindjes 02.03.1972 dhe vendlindje në Delvinë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai ka një karrierë mjaft të gjatë në Policinë e Shtetit, ku edhe ka mbajtur poste të rëndësishme në drejtimin e këtij institucioni.

 

Arsimi dhe Trajnimet

Ardi Veliu ka ndjekur studimet pranë Akademisë së Policisë në Ankara – Turqi, gjatë periudhës Tetor 1994 deri më Qershor 1998

Ka kryer studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë gjatë periudhës Shtator 1993 deri më Dhjetor 1994

Studimet pranë Akademisë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë i ka kryer gjatë periudhës Shtator 1991 deri më Qershor 1993

Krahas këtyre studimeve, Z. Veliu është diplomuar në vitin 2011 për nivelin Bachelor në Drejtësi pranë Universitetit Jopublik “Justicia” në Tiranë.

Gjithashtu, Z. Veliu është diplomuar në vitin 2007 për nivelin Bachelor në Administrim-Biznes pranë Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.

 

Formimi i tij akademik, është plotësuar përgjatë karrierës nga mjaft kurse dhe trajnime, brenda dhe jashtë vendit.

Nga muaji Prill 2014 deri më Qershor 2014 ka ndjekur Kurs 8-Javor nga Akademia ILEA (Budapest, Hungari) organizuar nga Federal Bureau of Investigation (FBI).

Nga muaji Maj 2004 deri më Tetor 2004 ka ndjekur Kurs të Komandës së Lartë për Lidership nga Akademia e Sigurisë “Arben Zylyftari” (Tiranë), organizuar nga ICITAP dhe PAMECA.

Në muajin Shtator 2016 ka marrë pjesë në trajnimin “Program Exchange ndërmjet policive të vendeve të ndryshme”, zhvilluar në Lituani dhe organizuar nga Kolegji i Policisë Europiane (CEPOL).

Gjatë vitit 2001 ka zhvilluar Kursin “Trajnues për Trainerët në Polici” pranë Qendrës së Linguistikës (Milano, Itali), organizuar nga policia italiane.

Në periudha të ndryshme kohore, Z. Veliu ka marrë pjesë në kurse e trajnime në fushën e të Drejtave të Njeriut, Lidershipit , Aftësimit Policor Operacional, Menaxhim, Teknika Hetimi, etj, të zhvilluara brenda dhe jashtë vendit.

 

Karriera e Punës

Nga muaji Nëntor 2021 deri më Gusht 2022 ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nga muaji Shkurt 2018 deri më Tetor 2021 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Nga muaji Prill 2017 deri më Shkurt 2018 ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Nga muaji Gusht 2016 deri më Prill 2017 ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë Rrugore, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Tiranë.

Nga muaji Qershor 2015 deri më Korrik 2016 ka mbajtur postin e Drejtorit të Shkollës Bazë në Akademinë e Sigurisë ,Tiranë.

Nga muaji Gusht 2014 deri më Korrik 2015 ka mbajtur postin e Zëvendësdrejtorit për Sigurinë në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë.

Nga muaji Tetor 2013 deri më Gusht 2014 ka mbajtur postin e Shefit të Komisariatit të Policisë Durrës, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Gjatë periudhës 2009- Tetor 2013 ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë Bashkiake në Bashkinë Vlorë.

Nga muaji Gusht 2006 deri më Korrik 2009 – Dalë në reformë.

Nga muaji Nëntor 2005 deri më Korrik 2006 ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.

Nga muaji Shkurt 2005 deri më Tetor 2005 ka mbajtur pozicionin Specialist Kontrolli për Shërbimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat.

Nga muaji Tetor 2004 deri më Shkurt 2005 ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.

Nga muaji Shtator 2003 deri më Shtator 2004 ka mbajtur postin e Shefit të Zyrës së Policisë së Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.

Nga muaji Qershor 2003 deri më Gusht 2003 ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit të Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Vlorë, Drejtoria e Policisë Vlorë.

Nga muaji Janar 2002 deri më Gusht 2002 ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit të Policisë me Uniformë në Komisariatin e Policisë Vlorë, Drejtoria e Policisë Vlorë.

Nga muaji Gusht 1999 deri më Dhjetor 2001 ka mbajtur postin e Shefit të Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Nga muaji Shtator 1998 deri më Gusht 1999 ka mbajtur postin e Komandantit të Postës së Policisë Memaliaj në Komisariatin e Policisë Tepelenë.

 

Publikime

Në vitin 2016, ka qenë autor i artikullit me temë “Policimi dhe Shoqëria, një Marrëdhënie Interaktive Afatgjatë bazuar në Edukim dhe Përgjegjshmëri”, botuar në Revista Shkencore “Policimi dhe Siguria” nga Akademia e Sigurisë.

Në vitin 2017, ka qenë autor i artikullit me temë “Siguria Rrugore: Sfida jonë e përbashkët”, botuar në Revista Shkencore “Policimi dhe Siguria” nga Akademia e Sigurisë.

 

Konferenca

Në vitin 2016 ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Akademive të Trajnimit të Agjencive Ligjzbatuese, organizuar nga ICITAP në Grand Rapids, Michigan, SHBA.

Në vitin 2017 ka marrë pjesë në Konferencën “Takim Bashkëpunimi i Drejtorive të Policisë në rang botëror”, organizuar nga CEPOL në Lisbonë, Portugali.