Durrës – AMP arreston një shtetas të dyshuar për “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Korrupsion Aktiv i Personit që ushtron funksione publike”

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të datës 08.02.2025, ku u arrestua në flagrancë punonjësi i policisë A. M., Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me DVP Durrës, nga informacionet e marra, ka arrestuar shtetasin D. M., i shpallur në kërkim pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Korrupsion Aktiv i Personit që ushtron funksione publike”.

Arrestimi u bë i mundur pasi me datë 27.01.2025 ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin J. K., i kanë dhënë rryshfet në shumën 10.000 euro punonjësit të policisë A. M., i cili kishte për detyrë ruajtjen dhe sigurimin e anijes “AYA ZANOYBYA” sekuestruar për kontrabandë nafte, dhe kanë vjedhur një sasi të naftës që ndodhej në depozitat e kësaj anije.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511