Çfarë ndodh pas marrjes së njoftimit për paraqitje në strukturat e Policisë së Shtetit?

Njoftimi për paraqitje bëhet me anë të fletëthirrjes, duke përcaktuar arsyen e paraqitjes, të dhëna për punonjësin e policisë, kohën, vendin dhe informacion për ta kontaktuar punonjësin e policisë në rast pamundësie për t’u paraqitur.
Kur për shkak të kushteve personale dhe familjare, personi që njoftohet nuk mund të paraqitet në mjediset e policisë, punonjësi i policisë mund ta marrë këtë informacion në vendndodhjen e personit të njoftuar. Në rastet kur personi i njoftuar nuk paraqitet në ambientet e policisë pa shkaqe dhe arsye të përligjura, policia kryen shoqërimin kundër vullnetit të tij, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.