Gjirokastër – AMP arreston në flagrancë një punonjës policie për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

Më datë 23.10.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë-Gjirokastër arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor E. D., 24 vjeç, me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, në DVKM Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 22.10.2022, rreth orës 18:40, duke drejtuar automjetin Mercedes Benz në aksin rrugor Shën Todhër-Valare, në hyrje të fshatit Valare ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal në ngarkim të punonjësit të policisë E. D.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.