Lezhë – AMP referon në Prokurori dy punonjës policie të dyshuar për korrupsion

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë në ngarkim të dy punonjësve të Policisë, Inspektor K.LL. dhe Inspektor A.Ç., me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Ata dyshohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i përsonave që ushtrojnë funksione publike”.

Veprimet hetimore u kryen me iniciativë pas publikimit të një video në rrjetet sociale në datë 11 gusht 2023, ku këta punonjës shfaqen duke kryer veprime të dyshimta, të lidhura me shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionit.

AMP falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimet dhe garanton se do të trajtojë me përgjegjësi dhe shpejtësi çdo rast.

#08009090AMP