PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR SHËRBIMIN PËR ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE ANKESAT I. HYRJE Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinsë e Punëve të Brendshme. Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e Ligjit për të Drejtën e Informimit. SH.Ç.B.A-ja përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të Ligjit për të Drejtën e Informimit. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Shërbimit, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.shcba.gov.al. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Shërbimit është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.