Raporti Vjetor i SHKB-së për vitin 2011, është një dokument që i ofrohet publikut në lidhje me veprimtarinë njëvjecare të këtij institucioni të rëndësishëm të Ministrisë së Brendshme. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka si mision ligjor të realizojë një mbikqyrje të drejtë policore, që garantohet nëpërmjet pavarësisë së tij, pasi është një mekanizëm i jashtëm për Policinë e Shtetit dhe nuk varet prej saj.
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë të gjitha angazhimet e saj legjislative, organizative dhe financiare që t’i garantojë publikut një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent.