Fjala hyrëse e Ministrit të Brendshëm Z. Flamur NOKA
“Lufta kundër korrupsionit, veçanërisht në rradhët e policisë ashtu si dhe në atë të gjyqësorit, është një nga gurët e themeleve për të siguruar një qeverisje të mirë”..
E për Qeverinë Shqiptare, Ministrinë e Brendshme e strukturat në varësi të saj, në veçanti për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, kjo ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet një nga shtyllat kryesore të veprimtarisë së këtij shërbimi. Policia, në një shtet demokratik, është forca civile e tij, që ka përgjegjësi për të parandaluar dhe zbuluar krimin si dhe për të ruajtur rendin publik.