SHÇBA arreston inspektorin e Zjarrfikëses për dhunë në familje

Tiranë – SHÇBA arreston inspektorin e Zjarrfikëses për dhunë në familje

SHÇBA arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, L.H., për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”.

Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.  

Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA. 

Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes. 

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.