Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme SPAK, datën, 01.07.2021, ora 02:30, realizoi arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- Elefterios Sullaj, i biri i Pandeli dhe Dhora, i datëlindjes 10.05.1991, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.2, Tiranë.
- Mikel Zhegu, i biri i Agron dhe Mimoza, i datëlindjes 20.02.1997, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Ali Demi”.
- Eris Tafa, i biri i Skënder dhe Liljana, i datëlindjes 22.04.1991, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Mihal Grameno”.
Arrestimet në flagrancë u kryen në funksion të Procedimit Penal nr.113/2020, i rregjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vepren penale te “Korupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Pas një periudhe disa mujore hetimi me metoda proaktive, ndaj subjekteve që favorizonin dhe bashkëpunonin me shpërndarës të lëndeve narkotike u bë kapja në flagrancë në kryqëzimin e Rrugës “Kosovarëve” i automjetit me targë AA211PX, në drejtimin e së cilës ishte Punonjësi i Policisë Elefterios Sullaj, efektiv i Komisariat të Policisë Nr.2 Tiranë dhe pasagjer shtetasit Mikel Zhegu dhe Eris Tafa, ku ky i fundit rezultoi se ishte nën efekte të masës se sigurisë “Arrest në Shtëpi”, me vendimin nr. 2046, datë 13.12.2020 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua një qese plastike trasparente në brendësi të së cilës kishte material pluhuri në ngjyrë të bardhë, e dyshuar si lëndë narkotike kokainë.
Materialet hetimore iu dërguan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale “Shitja dhe prodhimi i lëndëve narkotike”, ”Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, parashikuar nga nenet 283, 248 dhe 245/1
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe të personave të tjerë të implikuar në të.