Drejtoria Rajonale e SHÇBA, Korçë, pas një hetimi proaktiv në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në kuadër të procedimit për veprën penale “Shpërdorim detyre”, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për punonjësit e policisë:
– E.D., shef i Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë;
– A.H., kryetar i Komisionit të Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative (OASH) në DVP Korçë;
– E.T., specialist në Sektorin e Qarkullimit Urban dhe Interurban në DVP Korçë;
– K.N., anëtar i Komisionit të Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative (OASH) në DVP Korçë;
– M.C., anëtar i komanduar i Komisionit të Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative (OASH) në DVP Korçë;
– O.H., specialist në Sektorin e Qarkullimit Urban dhe Interurban në DVP Korçë.
Dyshohet se duke u favorizuar nga detyra që kanë kryer, kanë vendosur materiale fiktive në praktikat e vendimeve të OASH, duke marrë vendime që nuk kanë qenë objekt i konstatimit të shkeljes nga punonjësit e Policisë në terren.
Organi i OASH në menyrë të vazhdueshme ka marrë vendime fiktive duke argumentuar mbi fakte e rrethane, qe nuk përputhen me konstatimet e agjenteve verifikues, duke u bashkëngjitur praktika e dokumente të cilat dyshohet se jane fiktive. Kjo me qëllim zhbllokimin e mjeteve dhe lejeve te drejtimit, kundrejt shumave që përfitohen në mënyre të padrejtë.
Nga hetimet e kryera, provat e faktet e administruara, personat e mësipërm me veprimet dhe mosveprimet e tyre në përmbushje të rregullt të detyrës dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
Nga hetimi me metoda speciale ka rezultuar se punonjësit me veprimet e tyre duke përdorur autoritetin e funksionit dyshohet se kanë ndikur në vendimarrjen tek vartësit, për të tjetërsuar shkeljet e konstatuara në terren.
Vijojnë hetimet.