SHÇBA kallëzoi penalisht 2 përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, shtetasen M.J. dhe shtetasin E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) i kallëzoi penalisht ata, lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale e më pas në media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.
SHÇBA bën apel për shmangie të dizinformimit të qëllimshëm të publikut.
Gjithashtu SHÇBA fton qytetarët dhe median të denoncojnë çdo rast abuzimi në numrin falas 0800 90 90.