SHÇBA referon materialet në Prokurori për një punonjës policie dhe dy shtetas të tjerë.

Më datë 09.10.2021, SHÇBA në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për një punonjës policie dhe dy shtetas të tjerë.
Drejtoria Rajonalë Korçë referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për punonjësin e policisë E. J., 21 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Korçë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Punonjësi i policisë, E. J. më datë 09.10.2021, në rrugën “Muzakajt”, lagja nr.17, Korçë, për motive të dobëta, është përfshirë në një konflikt mes shtetasve A. K. dhe E. SH., duke mos u prezantuar si punonjës policie. Ai dyshohet se gjatë konfliktit ka nxjerrë armën e shërbimit dhe nuk e ka raportuar më pas ngjarjen.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.