Pas denoncimit qytetar për përdorimin e automjeteve me xhama të errët nga punonjës të Policisë në Tiranë,
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka verifikuar rastin dhe ka konstatuar se pretendimet qëndronin.
Pas verifikimeve të kryera nga SHÇBA, Policia Rrugore ka ndëshkuar me masë administrative pronarët e 2 automjeteve që mbaheshin në përdorim nga punonjës të Policisë.
SHÇBA falenderon qytetarët për besimin tek strukturat e zbatimit të ligjit, duke denoncuar paligjshmërinë.