SHËRBIMI I KONTROLLIT TË BRENDSHËM RAPORT VJETOR 2013

Fjala e Ministrit të Punëve të Brendshme, Z. Saimir TAHIRI

Të nderuar qytetarë!
Kam kënaqësinë t’ju paraqes Raportin Vjetor të Punës për Vitin 2013, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në këtë dokument pasqyrohen arritjet, mangësitë dhe masat e ndërmarra për përmirësimin e standardeve të shërbimit. Synimi ynë në paraqitjen e këtij raporti është të evidentojmë para opinionit publik treguesit e punës, të lidhur ngushtë me ata të Policisë së Shtetit dhe njëherësh, të projektojmë masat që do të marrim, për të rritur efektivitetin e shërbimit dhe forcuar integritetin e Policisë së Shtetit.

Dokumenti i Plotë