Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat vijoi fushatën promovuese në qytetin e Elbasanit, ku zhvilloi mjaft takime me qytetarë, studentë dhe punonjës të strukturave të Policisë së Shtetit e PMNZSH.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat vijoi fushatën promovuese në qytetin e Elbasanit, ku zhvilloi mjaft takime me qytetarë, studentë dhe punonjës të strukturave të Policisë së Shtetit e PMNZSH.

Takimi i parë u zhvillua me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Përfaqësuesit e SHÇBA-së prezantuan misionin, objektin e veprimtarisë, organizimin dhe mjetet e komunikimit, përmes të cilave qytetarët mund të dërgojnë ankesat e tyre për punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, apo shërbimit Zjarrfikës. Gjatë takimit u shpërndanë edhe materiale informuese rreth SHÇBA-së.

Tjetër takim u zhvillua edhe në Komisariatin e Policisë Elbasan, me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë nga DVP Elbasan dhe përfaqësues nga PMNZSH. Gjatë këtij takimi u diskutua rritja e bashkëpunimit institucional, problemet e ndryshme të evidentuara nga Shërbimi në Elbasan, prioritetet për vitin 2019 si edhe përgjegjësitë e SHÇBA-së në kuadër të procesit të vettingut ne Policinë e Shtetit. Takime u zhvilluan edhe me qytetarë të ndryshëm në Zyrën e Pritjes së Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Elbasan, të cilëve iu shpërndanë edhe materiale informuese.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mbetet i përkushtuar të rrisë bashkëpunimin me publikun në përmbushje të misionit të përcaktuar në ligj. Nxisim gjithë qytetarët të denoncojnë rastet e abuzimit, shkeljes së ligjit, apo sjelljeve të pahijshme nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, apo shërbimit Zjarrfikës.

Për ankesat ndaj punonjësve të këtyre strukturave mund të telefononi në Numrin e Gjelbër (pa pagesë) 0800 9090, ose mund të dërgoni E-mail në adresën tonë zyrtare ankesa@amp.gov.al. Gjithashtu, mund të vizitoni personalisht Zyrën e Ankesave të SHÇBA-së në Ministrinë e Brendshme, ku punonjësit tanë janë në gadishmëri për të pritur qytetarët nga ora 08:00 – 22:00, në 6 ditë të javës, ose të kontaktoni me specialistët tanë në Drejtoritë Rajonale të SHÇBA-së të vendosur pranë Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.