Takim me studentë të Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale

Përfaqësues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore zhvilluan sot një takim me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, me prezencën edhe të Zv. Dekanit, Z. Edvin Lame.

Gjatë këtij takimi u prezantuan baza ligjore, fushat e përgjegjësisë dhe institucionet që mbikëqyren nga AMP. Studentët u njohën me mënyrat e ndryshme të kontaktimit me Agjencinë (numri i gjelbër, adresa elektronike Email, faqja zyrtare dhe rrjetet sociale), ndërsa u shpërndanë gjithashtu edhe materiale informuese (Revista, fletëpalosje dhe kartvizita). Në fund të prezantimit u zhvillua edhe një anketim përmes të cilit synohet mbledhja e të dhënave për matjene perceptimit të studentëve për Policinë e Shtetit në tërësi, apo struktura të veçanta të saj.

Ky aktivitet është pjesë e një sërë takimesh që janë parashikuar të zhvillohen edhe me studentë të Universiteteve të tjera, publike dhe jo publike. Takimet me studentë dhe qytetarë do të zhvillohen në kuadër të promovimit të Agjencisë dhe mënyrave të kontaktimit në dispozicion të publikut për ankesa që ata mund të kenë në lidhje me shkelje të ligjit apo sjellje të pahijshme nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, apo shërbimit Zjarrfikës.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore falenderon stafet akademike për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë për organizimin dhe zhvillimin e takimeve me studentët, të cilat synojnë të rrisin bashkëpunimin e ndërsjelltë AMP-studentë.

#AMP08009090