Tiranë – Pezullohet efektivi i SHÇBA, i përfshirë në konflikt, deri në përfundim të hetimeve.

Drejtoria e Përgjithshme e SHÇBA pas marrjes në dijeni të një konflikti të ndodhur mes një punonjësi të SHÇBA dhe disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë, vendosi pezullimin nga detyra, si edhe fillimin e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë ndaj Nd/specialistit të përfshirë në këtë konflikt, me detyrë Trupë Shërbimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA, deri në përfundim të hetimit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit për të gjithë punonjësit, brenda dhe jashtë strukturës së SHÇBA, pavarësisht gradës, apo pozicionit të detyrës.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët dhe mediat që për çdo ankesë ndaj punonjësve të strukturave, të kontaktojnë në adresën e emailit: Ankesa@amp.gov.al ose nëpërmjet numrit të gjelbër 0800 9090.