Zyra Qendrore e Ankesave, e cila shërben 6 ditë të javës nga ora 08:00 – 22:00 duke pritur qytetarët dhe marrë telefonatat nga publiku në linjën e gjelbër pa pagesë 0800 90 90. Me anë të kësaj linje, punonjësi i zyrës komunikon drejtpërdrejtë me qytetarin dhe sipas rastit e orienton atë për zgjidhjen e problemit.
Në këtë zyrë është instaluar dhe sistemi elektronik i regjistrimit të telefonatave pas orës 22.00, i cili regjistron çdo telefonatë. Ky sistem garanton transparencë dhe objektivitet duke mos patur mundësi ndërhyrje. Çdo telefonatë e regjistruar zbardhet për t’u adresuar sipas problemeve të ngritura nga qytetarët.