Veprimtaria

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e ushtron veprimtarinë ndaj subjekteve të mëposhtme:

 

  1. a) punonjësve të Policisë së Shtetit;
  2. b) punonjësve të Gardës së Republikës;
  3. c) punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.

 

Nëpunësit civilë dhe punonjësit administrativë, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës, në institucionet e mësipërme, nuk janë subjekte të mbikëqyrjes së Agjencisë.

 

Objekt i veprimtarisë mbikëqyrëse të Agjencisë është:

  1. a) inspektimi i subjekteve të përcaktuara në ligjin nr.128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”;
  2. b) parandalimi dhe zbulimi i veprave penale;
  3. c) shqyrtimi dhe trajtimi i ankesave ndaj çdo subjekti, i cili, në krye të detyrës ose për shkak të saj, cënon imazhin, besimin ndaj institucioneve shtetërore dhe liritë e të drejtat e individit;

ç) vlerësimi kalimtar dhe periodik për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe vlerësimi periodik për punonjësit e Agjencisë;

  1. d) verifikimi i punonjësve të Agjencisë ose subjekteve për plotësimin e kushteve dhe kritereve të sigurisë për pajisjen me “Certifikatë të sigurimit të personelit” sipas legjislacionit në fuqi.

Lajmet e Fundit

Denonco

0800 90 90

 
Email: ankesa@amp.gov.al