Vettingu në Policinë e Shtetit, Gardë e AMP, hidhet shorti i dytë për 36 emrat e drejtuesve

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi në ambjentet e Drejtorisw sw Pwrgjithshme procedurën e hedhjes së shortit të dytë në kuadër të procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik, mbi ndarjen e trupave vlerësuese, caktimin e anëtarit zëvendësues dhe anëtarit relator, si edhe shortimin për 36 subjekte të vlerësimit.

Trupa e Vlerësimit përbëhet nëtotal nga 12 anëtarë, të cilët pas hedhjes së shortit janë organizuar në 4 grupe me nga 3 anëtarë secila. Të gjithë anëtarët e trupës vlerësuese kanë kaluar me sukses vlerësimin kalimtar (vettingu-n) nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe janë të organizuara në formën e organit kolegjial.

Bazuar në legjislacionin për vlerësimin kalimtar dhe periodik në strukturat e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së, subjektet e vlerësimit janë përzgjedhur në bazë të pozicioneve të punës.

Nga hedhja e shortit të dytë, u përcaktuan 36 subjektet e vlerësimit që do i nënshtrohen Vettingut në të treja shtyllat e vlerësimit; pastërtia e figurës, pasuria dhe aftësitë profesionale, si më poshtë vijojnë:

1.      Drejtues i Lartë Ilirjan Mandro, Rektor i Akademisë së Sigurisë

2.      Drejtues i Parë Besnik Bakiu, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Administrimit të Trajnimit Policor

3.      Drejtues i Parë Gentjan Shehaj, Drejtor në Drejtorinë e Kurrikulave dhe Sigurimit të Cilësise në Akademinë e Sigurisë

4.      Drejtues Mithat Tola, Drejtor i Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë

5.      Drejtues i Parë Niko Brahimaj, Drejtor i Institutit të Policisë Shkecore

6.      Drejtues i Parë Xhavit Shala, Drejtor i Qendrës së Kërkimëve Shkencore dhe Projekteve në Akademinë e Sigurisë

7.      Drejtues Lorenc Shehu, Drejtor i Qendrës së Mbyllur të Huajve

8.      Kryekomisar Oltian Bistri, Drejtor në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale

9.      Drejtues Afrim Tafa, Zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër

10.  Drejtues Alfred Nomani, Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë

11.  Drejtues Alfred Elezi, Zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë

12.  Drejtues Ardrit Elmazi, Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë

13.  Drejtues Artur Selimaj, Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier

14.  Drejtues Artur Shira, Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier

15.  Drejtues Besnik Kongjonaj, Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

16.  Drejtues Dritan Malaj, Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër

17.  Kryekomisar Arben Alika, Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër

18.  Drejtues Lorenc Meta, Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

19.  Drejtues Luan Mema, Zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat

20.  Drejtues Sokol Cana, Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës

21.  Kryekomisar Alket Shatro, Zëvëndësdrejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë

22.  Kryekomisar Armir Gjikolaj, Zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin ne Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës

23.  Kryekomisar Elton Alushi, Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë

24.  Kryekomisar Ndriçim Koka, Zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër

25.  Kryekomisar Shkëlqim Xhezairaj, Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat

26.  Komisar Bujar Deliallisi, Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durres

27.  Drejtues Koço Dafa, Zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër

28.  Kryekomisar Kujtim Gjoka, Zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës

29.  Kryekomisar Gazment Shehu, Zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë

30.  Kryekomisar Bedri Hasanaj, Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë

31.  Drejtues Elidon Shehu, Drejtor i Drejtorisë për sigurinë e organeve të drejtësisë në Gardën e Republikës

32.  Drejtues i Parë Sami Kuti, Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse në Gardën e Republikës

33.  Ilir Sula, Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Shkodër-Lezhë

34.  Petrit Veizi, Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës-Kavajë

35.  Vilson Dine, Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Vlorë-Gjirokastër

36.  Ferit Hasa, Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kukës Dibër