RAPORTI VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2014

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm Z. Arben SKËNDO

Të nderuar qytetarë!
Tashmë është bërë traditë që t’ju paraqesim në përfundim të vitit, një Raport Vjetor të Punës sëShërbimit, i cili është një konsiderim real i punës sonë gjatë një viti plot ritëm dhe bashkëveprim të organizatës tonë me strukturat, Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese në vend. Viti 2014, ka qenë viti i reformimit më të madh të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në aspektin ligjor e nënligjor, të përqasjes më shpejtësi me agjencitë homologe në vendet e EPAC-ut (Vendet Europiane Kundër Korrupsionit) dhe BE-së, të ndryshimit metodologjik e konceptual për ta nxjerrë Shërbimin nga “pellgu i ndenjur” i represionit dhe korrupsionit dhe vënë atë në shërbim të qytetarit, publikut të interesuar për rendin dhe sigurinë, por edhe si një partner korrekt e të vlerësuar nga strukturat me të cilat bashkëpunojmë e ndajmë aktivitetet ligjzbatuese

Dokumenti i Plotë