RAPORTI VJETOR I PUNËS 2018

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të SH.Ç.B.A-së

Të nderuar lexues,

Është kënaqësia ime që në kuadër të transparencës me publikun t’ju prezantoj Raportin Vjetor të Punës së SHÇBA për vitin 2018. Gjatë vitit që lamë pas, Shërbimi ka vijuar përpjekjet në përmbushje të misionit të tij për garantimin e zbatimit të ligjit, mbrojtjen e interesave të ligjshëm të shtetit, si dhe të drejtave të shtetasve, nga veprimet dhe mosveprimet e kundërligjshme të punonjësve të strukturave, pavarësisht nga funksioni dhe grada. Në kuadër të detyrimeve të parashikuara në ligjin nr. 70/2014 për “Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, gjatë vitit 2018 është punuar në rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit për përmbushjen e objektit të veprimtarisë së Shërbimit, në funksion të mbikqyrjes dhe kontrollit të punës së strukturave, objekt i veprimtarisë së tij.

Dokumenti i Plotë